AktualitetPolitikëTë fundit

Pas ftesave për dialog, Rama në Twitter: Durimi s’është pritje

Pas katër letrave publike drejtuar kreut të PD, Lulzim Basha, kryeministri Rama postuar në “twitter” të një shprehej të shkrimtarit rus. Leon Tolstoi.

“Durimi nuk është pritje. S’është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi”, shrkuan Rama, një mesazh dërguar rivalit politik Basha.
Më herët, Rama iu drejtua publikisht kreut të PD, Lulzim Basha me ftesën për t’u ulur në tryezën e dialogut. Pak orë para fillimit të protestës së lajmëruar nga opozita,  Rama përsëriti serish ftesën e tij për dialog pa kushte me kryetarin e opozitës, duke nënvizuar faktin se gjithcka bëhet në të mirë të vendit, që nuk ka faj të paguajë kostot e një historie të tepërt politike.

Rama i shkruan prere Bashes se “Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit – të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar”.

foto galeri

 

Fraksion.com