Partia e Poroshenkos ndryshon emrin
Partia politike e ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko ka ndryshuar emrin, me qëllim që të ndryshojë imazhin para zgjedhjeve kyçe parlamentare.
Partia e Poroshenkos tashmë ka marr emrin Solidariteti Evropian.
“Çelësi për unitet dhe fitore është një parti e rinovuar dhe me udhëheqje të re”, tha Poroshenko gjatë Kongresit të kësaj partie të mbajtur në Kiev.
Ende nuk dihet se kur Ukraina do të organizojë zgjedhjet e reja parlamentare.
Presidenti i sapozgjedhur ukrainas, Vladmir Zelenskiy gjatë inaugurimit të tij më 20 maj, njoftoi se ai do ta shpërbëjë Parlamentin dhe do të thërras zgjedhje të parakohshme në muajin korrik.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që zgjedhjet të mbahen në votimet bazuar vetëm për partitë, dhe jo për kandidatë për deputetë.
Zelenkiy, 41 vjeç, fitoi ndaj Poroshenkos në zgjedhjet presidenciale me një diferencë të madhe në vota. Ukrainasit gjerësisht e kanë fajësuar Poroshenkon se ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe për nivelin e ulët të standardit të jetesës.
Fraksion.com