Mustafaj: Kryemadhi reflektoi pas vizitës në SHBA
Ndryshe nga Lulzim Basha, një ditë para protestës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi bëri thirrje për qetësi.
Reflektimi i Kryemadhit ishte një risi pasi në gjithë protestat e zhvilluara nga opozita muajt e fundit, as Basha dhe as Kryemadhi nuk janë distancuar nga aktet e dhunës, të cilat kanë ardhur në rritje, deri në përdorimin e bombave molotov.
Besnik Mustafaj e lidh reflektimin e Kryemadhit me vizitën në SHBA.
Mustafaj tha se dhuna e deritanishme nga opozita nuk I ka kaluar limitet, por reagimi ndërkombëtar është I pritshëm.
“Kaq dhunë sa është bërë, në një kohë kur protesta shpreh zemërim, ndaj dhuna, përfshirë edhe 11 majin, është brenda parametrave. Shihni jelekverdhet në Francë. Kjo është brenda parametrave të parashikueshëm kur kemi të bëjmë për zemërim. Janë 100 mijë vetë në protest. Nuk ka vend për alarm. I kuptoj ndërkombëtarët dhe presidentin Meta. Ata duan të parandalojnë daljen e dhunës nga kontrolli. Thirrjet kundër dhunës janë në pararendje positive të protestave”, tha Mustafaj.
Fraksion.com