Kur hiqen maskat, ose kur presidenti bëhet zëdhënës i protestës
Sa me shume kohe kalon nga dalja e opozites prej sistemit politik te vendit dhe sa me e pashprese ajo behet per te dale nga rruga qorre ku eshte futur, aq me nervoz ka nisur te behet Presidenti i Republikes.
Ilir Meta e ka hequr sot perfundimisht masken e tij si “jo partiak”, si “i paangazhuar politikisht” dhe si njeri qe “orienton aresyet”, kur ajo humbet.
Kjo tregohet me qarte se cdo here tjeter, ne deklaraten qe sapo ka shperndare publikisht, per protesten, ne te cilen shkruan:
“Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse se sa të largohen nga vendi.
Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj nuk duhet të cenohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.
Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”.
Kaq mjafton per te kuptuar se nga sot Ilir Meta, nuk eshte me Kreu i Shtetit, njeri mbi palet, perfaqesues i unitetit te popullit shqiptar. Por thjeshte nje zedhenes i mjere i protestes se opozites jashtparlamentare.
Duke mos u futur ne zgjedhjet e 30 Qershorit PD e LSI, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi po kerkojne te fitojne pushtet ne tavoline.
Vetem ikja nga institucionet dhe rruga kushtetuese, duket se i ka mbetur tani lidershipit te korruptuar e te kriminalizuar te opozites se vjeter, per ti shpetuar ndeshkimit nga drejtesia e re. Ah sa keq.
Ilir Meta sapo e futi veten ne histori, si i pari President ne nje Republike Parlamentare, qe behet me koshience, zedhenesi i nje proteste partiake!/Alpenews
Fraksion.com