Balla: 30 qershori detyrim kushtetues; Në 2021 Rama merr mandatin e tretë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka shprehur bindjen se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor.
Nga Përrenjasi, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Taulant Balla u shpreh se data 30 është detyrim ligjor kushtetues, ndërsa edhe njëherë tha se do ndëshkohet secili që tenton të prishë procesin zgjedhor.
“Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve nga të gjithë. Zgjedhjet me 30 Qershor janë detyrim Kushtetues. Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndërshkim shembullor për këdo që do të guxojë të cënojë zgjedhjet. Edi Rama do të marrë në vitin 2021 mandatin e tretë qeverisës“, deklaroi Balla.
Fraksion.com