AktualitetTë fundit

Sot zgjedhjet në Akademinë e Shkencave; 4 vende vakante

Mbahen gjatë ditës së sotme zgjedhjet për katër vende vakante në Akademinë e Shkencave.

Të drejtë vote kanë të 44 kandidatët, por një pjesë e tyre kanë dalë kundër votimit dhe gjithë procesit.

Kjo pasi kandidatët në garë për secilin post janë vetëm nga një.

Për vendin e kryetarit, kandidati i vetëm është Skënder Gjinushi.

Për vendin e zëvendëskryetarit, kandidon akademiku Vasil Tole.

Për vendin e sekretarit shkencor në garë është vetëm akademiku Salvator Bushati.

Për pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, në garë është Neki Frashëri.

Pas prezantimit të platformës së secilit prej tyre do të vijohet me votimin dhe numërimin e votave.

 

Fraksion.com