AktualitetTë fundit

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Ditën e sotme u mbajtën zgjedhjet për kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave.

Akademiket i besuan Skënder Gjinushit 35 6 postin e kryetarit të rie dhe pse ai ishte i vetmi ne garë.

Nderkohe që në pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, u zgjodh akademiku Vasil Tole 35 5 1, per pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, u votua akademiku Salvator Bushati 35 5 1, kurse ne pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, u zgjodh Neki Frashëri 37 4 kunder.

Para votimit, kandidati per kryetar, Skender Gjinushi ne nje fjale te mbajtur para akademikeve, shpalosi platformen e tij per mandatin qe kerkon ne krye te Akademise.

“Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë”, tha Gjinushi, duke theksuar se “Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet”.

“Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato”- tha Gjinushi duke kerkuar voten e akademikeve.

 

Fraksion.com