Basha: Thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë për pjesëmarrje në zgjedhje dhe thirrje për bojkot shqiptarëve brenda; Bojkot shqipareve q
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një videoje live nga selia e Partisë Demokratike ka përshëndetur zgjedhjet për parlamentin Europian që zhvillohen sot në vendet e BE.
Basha u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë që të votojnë për partitë e djathta evropiane.
“Në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje për standardet dhe vlerat evropiane të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të lirisë dhe demokracisë, të votës së lirë dhe ndarjes dhe balancimit të pushteteve, të drejtësisë me një standard dhe barazisë para ligjit, të lirisë ekonomikë dhe dinjitetit për gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat evropiane për të cilat po lufton PD dhe opozita e bashkuar.
Por këto ditë një tjetër betejë po zhvillohet në të gjitha vendet anëtarë të BE. Zgjedhjet për PE janë një betejë për vlerat evropiane, janë një betejë për ta mbajtur Evropën të fortë dhe të bashkuar, demokratike dhe të lirë, mendje hapur dhe të vendosur për të siguruar integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Një PE ku partia PPE forca e vërtetë e progresit evropian të jetë dhe të mbetet forca kryesore vendimmarrëse me anë të së cilës do të arrijmë të çojmë përpara standard evropiane dhe të hapim rrugën e bllokuar drejt integrimit evropian.
E sotmja, e nesërmja dhe e pasnesërmja do të jenë ditë dixhizive për një Parlament Evropian dhe më pas institucione evropiane që do ta çojnë përpara agjendën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë në BE”, thotë Basha.
Fraksion.com