Reforma në drejtësi; Meta, Ramës dhe BE-së: S’ndaloj askënd të këndojë “nga fitorja në fitore”
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehur dje nga ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe Kryeministri Edi Rama për reformën në drejtësi, del me një sqarim për të dy.
Ai thotë se Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.
“Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “nga fitorja në fitore”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor”, thuhet në qëndrim.
Ky reagim vjen pasi ditën e djeshme Rama tha se falë vetingut, Gjykata Kushtetuese është një djep bosh pa shejtanin brenda.
Ai e pyeti Presidentin nëse ee pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar?
“Falë Vetingut Gjykata Kushtetuese është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj. Padiskutim Presidenti ka të drejtë kur thotë djegia e mandateve është e papranueshme po dhe më i papranueshëm është përbetimi për të djegur zgjedhjet!S’e dimë opinionin e Presidentit për këtë dhe bashkë me kritikat e tij,mezi e presim apelin e vonuar në mbrojtje të 30 qershorit”, deklaroi Rama.
Fraksion.com