Balluku takim me homologun gjerman: Mbështetje Shqipërisë në fushën e transporteve
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën transporteve.
Kështu u theksua gjatë një takimi që ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një takim me ministrin gjerman të Transportit, Andreas Scheuer, në darkën zyrtare të mbajtur në kuadër të ministerialit të “International Transport Forum” në Leipzig, ku morën pjesë 36 ministra nga e gjithë bota.
“Ecuria e reformave në Shqipëri, investimet e huaja në fushën e transportit dhe sfidave që kemi përpara në këtë moment kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe bashkëpunimi e mbështetja që qeveria federale gjermane na ofron, ishin temat kryesore të këtij takimi”, thekson Balluku.
Fraksion.com