Videoinformacioni; Rama: Pakti për Universitetin, premtim i mbajtur
Ditën e sotme studentët kanë paralajmëruar se do iu rikthehen protestave, ku do të mblidhen në orën 12.00 para Ministrisë së Arsimit.
Gjithçka për premtimet e pambajtura të qeverisë lidhur me kërkesat e tyre, pas protestave të bujshme të muajit dhjetor.
Mirëpo Kryeministri Edi Rama i ka sfiduar protestuesit, me anë të një video ku thuhet “Pakti për Universitetin, premtim i mbajtur”.
“Me këtë videoinformacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në video thuhet se 86271 studentë janë përfitues të zerimit apo përgjysmimit të tarifave në të gjitha degët bachelor, mes tyre studentë ekselentë, kategori në nevojë dhe të tjerë.
1.4 miliardë lekë të investuara nga qeveria më shumë në xhepat e studentëve dhe familjeve të tyre.
459 studentë ekselentë u punësuan në institucionet e administratës shtetërore.
Gjithashtu bëhet me dije se 951 të rinj po zhvillojnë praktikën e punës në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe në fund të programit do të punësohen 200 praktikantë.
Deklarohet se 300 milionë lekë janë investuar në konvikte.
Fraksion.com