Turqia ul tarifat për importet e mallrave nga SHBA-ja
Turqia do të zbatojë reduktimin e tarifave ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara.
Kjo masë vjen pasi Shtetet e Bashkuara përgjysmuan tarifat ndaj importit të çelikut nga Turqia.
Në gusht të vitit të kaluar, SHBA-ja dyfishoi tarifën ndaj çelikut dhe aluminit nga Turqia në një periudhë të mosmarrëveshjeve diplomatike midis dy aleateve të NATO-s.
Pas këtij vendimi monedha turke pësoi rënie.
Turqia reagoi duke dyfishuar tarifat ndaj importit të veturave, alkoholit dhe duhanit nga Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuar kërkonin lirimin e një pastori amerikan i cili ishte arrestuar në Turqi nën akuzat për terrorizëm. Turqia më pas e liroi atë.
Ulja e tarifave nga ana e Turqisë do të hyjë në fuqi gjatë kësaj jave pasi që vendimi të dekretohet nga ana e presidentit turk.
Ankaraja dhe Uashingtoni vazhdojnë kundërshtimet për një sërë çështjesh, duke filluar nga blerja e planifikuar e Turqisë për sistemet e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, deri të interesat e ndryshme që kanë të dyja vendet në Siri.
Fraksion.com