AktualitetPolitikëTë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shënon 50 vjetorin e mbajtjes të nëndetëseve bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ditën e djeshme, nëpërmjet një letre drejtuar kryeministres Theresa Maj, ka lavdëruar Mbretërinë e Bashkuar për mbajtjen e një pengese të vazhdueshme bërthamore në det, prej 50 vjetësh. “Në NATO, ne vlerësojmë këtë angazhim të madh për sigurinë tonë të përbashkët nga gjeneratat e marinarëve të nëndetseve të Marinës Mbretërore dhe familjeve të tyre, nga personat e  përkushtuar përkrahës në Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shërbimin Civil dhe nga partnerët në industri”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

Që nga prilli 1969, të paktën një nëndetëse e Marinës Mbretërore që mban raketa bërthamore ka qenë në patrullë nëndetëse gjatë gjithë kohës. Ky mision, i quajtur Operation Relentless, është operacioni më i gjatë ushtarak i ndërmarrë ndonjëherë nga Mbretëria e Bashkuar. Stoltenberg theksoi se aleatët e NATO-s përballen me një mjedis shumë të ndërlikuar të sigurisë ndërkombëtare. “Qëllimi ynë është të ruajmë paqen dhe sigurinë për të gjitha kombet dhe njerëzit tanë”, shkruan ai në letrën drejtuar kryeministres May. “Angazhimi që Mbretëria e Bashkuar ka bërë dhe vazhdon të bëjë, është një kontribut jetik për përpjekjet e përgjithshme të parandalimit të NATO-s, duke përfshirë kundër kërcënimeve më të skajshme potenciale. Kjo ndihmon në mbrojtjen e të gjitha aleatëve të NATO-s”.

Në vitin 1969, Britania e Madhe filloi patrullime të vazhdueshme detare me katër anije. Misioni tani ofrohet nga katër nëndetëse të klasit Vanguard të bazuara në bazën detare Clyde në Faslane në Skoci. Në Samitin e NATO-s në 2018, të gjithë aleatët riafirmuan se qëllimi themelor i aftësisë bërthamore të NATO-s është të ruajë paqen, të parandalojë shtrëngimin dhe të pengojë agresionin. Aleatët theksuan se duke pasur parasysh ambientin e përkeqësuar të sigurisë në Evropë, është thelbësore një Aleancë bërthamore e besueshme dhe e bashkuar. Ndërsa rrethanat në të cilat NATO mund të duhet të përdorë armë bërthamore janë jashtëzakonisht të largëta, NATO do të mbetet një aleancë bërthamore për aq kohë sa ekzistojnë armë bërthamore. Në të njëjtën kohë, NATO mbetet e angazhuar për krijimin e kushteve për një botë pa armë bërthamore. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, aleatët kanë reduktuar arsenalin e tyre bërthamor kolektiv në Evropë me rreth 90 për qind.

 

Fraksion.com