Ish-ambasadori Bosch: Po krijohet opinion negativ për vendin; Opozita nuk ka asnjë provë për të dëshmuar akuzat
Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ka folur rreth situatës politike në Shqipëri dhe akuzave që opozita drejton në drejtim të qeverisë, të cilën e akuzon si bashkëpunëtore të krimit të organizuar.
Ai shprehet se këto akuza dëmtojnë Shqipërinë, ndërsa shton se edhe pse flitet për këtë pjesë, opozita nuk ka asnjë provë për të dëshmuar atë.
Këto deklarata ish-ambasadori i OSBE-së i ka bërë për mediat gjatë qëndrimit ne Tiranë. Ai kishte edhe një thirrje të fortë për politikanët shqiptarë, ku tha se ata duhet të punojnë më fort për interesat e vendit dhe jo ato personale.
Jo, por bëhet fjalë për parlamentarët dhe votuesit e tyre. Shumë votues janë skeptikë për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi sepse mendojnë që nga këto vende vjen krimi dhe pse duhet të jenë me ne në BE. Ndaj duhet t’u thoni që kjo nuk është e vërtetë, që po luftoni kriminalitetin dhe që po zhvillohet procesi I vetingut dhe shumë reforma të tjera që po bëhen. Këto janë gjëra shumë të mira dhe kjo gjë duhet theksuar. Po punoni ngushtë me autoritetet dhe policinë hollandeze. Ndaj ka shumë gjëra të mira që po bëhen dhe këto duhen thënë.
Por dua ti them dicka të gjithë politikanëve shqiptarë dhe liderëve shqiptarë ju lutem punoni për Shqipërinë, mos punoni për veten tuaj dhe për partinë tuaj, por ju lutem punoni për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Keni ndodnjë emër?
Nuk kam emra. Ia drejtoj mesazhin të gjithëve, kujdesuni për vendin, jo për veten tuaj dhe interesit e partisë, në mos nëse partia i shërben interesit të njerëzve. Njerëzit e zakonshëm në Shqipëri dhe në Kosovë që duan të kenë një jetë më të mirë, e meritojnë të kenë një jetë më të mirë. Ndaj, mos kaloni mbi kokat e të tjerëve, ju duhet të ecni përpara me integrimin evropian dhe kjo mund të bëhet nëse të gjitha partitë punojnë së bashku dhe jo kundër njëri-tjetrit”- ka deklaruar ai.
Fraksion.com