Ushqime të skaduara: AKU bllokon produktet dhe gjobit biznesin
utoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vijon kontrollet tek operatorët e biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, në kuadër të zbatimit të planit të sezonit turistik për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore.
AKU ka ushtruar një sërë kontrollesh në qytetin e Fierit, ku më datë 20.05.2019 në një njësi tregtimi supermarket (subjekti Argjil Prifti, Libofshë) nga inspektimi u konstatuan disa lloje produktesh (si birra, pije freskuese, kos “Frutis”, gjalpë, lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj) me afat përdorimi të kaluar.
Nisur nga shkeljet e konstatuara në subjekt, ndaj tij u mor masa administrative “Gjobë” për tregtim të mallrave të skaduar me vlerë 300,000 leke si dhe u bllokuan produktet që ishin përtej afatit të përdorimit për t’u asgjësuar.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet hartimit të planit turistik për sezonin 2019 shprehet i vendosur për të siguruar një sezon turistik me sa më pak problematika dhe për të garantuar të gjithë konsumatorët vendas dhe të huaj për cilësinë e produkteve që tregtohen. Ndaj në këtë periudhë të rëndësishme turistike për vendin AKU bën thirrje për bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë konsumatorëve për denoncuar çdo tentativë nga ana e subjekteve për të shkelur ligjin.
Fraksion.com