Tmerrohen serbët: “Ushtarët e Kosovës dhe Shqipërisë kërcyen nga anijet kroate
Dje qindra ushtarë të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë zbarkuar nga dy anije kroate në portin e Zadarit, në kuadër të ushtrimeve ndërkombëtare “ Emergency Response 19”, që ka filluar me 10 maj dhe do të zgjas deri me 6 qershor të këtij viti.
Por kjo ka tmerruar serbët, pasi është hera e parë që ushtarë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova zbarkojnë në ujërat kroate.
Këtë gjë e ka pohuar edhe komandanti i një prej anijeve, Davor Alujevic, duke thënë se “është hera e parë që anijet Marinës, kanë transportuar forcat shqiptare dhe kosovare, nga porti i Durrësit”, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, ka thënë se këto ushtrime ushtarake janë pjesë e organizimit ndërkomëbtar “Emergency Response 19”.
Në këtë ushtrim, po marrin pjesë rreth 1600 ushtarë, nga Kraocia, Sllovenia, Hugaria, SHBA-të, Shqipëria, Polonia, Mali i Zi, Franca, Anglia, Lituania, Maqedonia Veriore, Bosnja, Italia, Gjermania dhe Kosova.
Kjo stërvitje është planifikuar dhe drejtuar nga USEUCOM, me një fokus për trajnimin e forcave të Shteteve Anëtare A-5.
Në këtë nismë, e cila është emëruar sipas Kartës së SHBA-Adriatikut, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shtetet e Bashkuara janë anëtare, ndërsa Serbia ka fituar statusin e vëzhguesit në 2008.
Fraksion.com