Thaçi në zyrën e Ramës: Takimi kokë më kokë; Zbulohet biseda
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkuar në Kryeministri për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi mes dy politikanëve është fokusuar për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Ishte vetë presidenti i Kosvës me anë të një postimi në rrjetin socialë i cili zbuloi bisedën me Ramën në zyrën e këtij të fundit.
Thaçi deklaroi se u fol edhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit. HTH
“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit. HTH“, shkruan Thaçi.
Ndërkohë që mbrëmë në Durrës, Presidenti Meta zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Fraksion.com