Life StyleTë fundit

Reagon Jonida Maliqi për lidhjen me aktorin e humorit

Gjatë kohës kur Jonida Maliqi ndodhej në Tel Aviv, në festivalin e Eurovizion, në median rozë flitej dhe vazhdon të flitet për lidhjen e saj me aktorin e humorit të Al Pazar, Romeo Veshajn.

“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila nuk pranoi të fliste për lajmin, duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.

“Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida duke mos konfirmuar asgjë.

Kujtojmë që aludimet për një lidhje mes të dyve kanë nisur që vitin e shkuar, ku ata postonin foto vetëm, por në vende të njëjta. Madje Romeo ka postuar një foto me një vajzë brune, dhe të gjithë shkruanin se vajza në foto ishte Jonida Maliqi.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com