Life StyleTë fundit

Përdorimi i vezës në dobi të flokëve

Vezët janë një prej ushqimeve më të shëndetshme të përdorura që nga vegjëlia e deri në pleqëri. Proteinat që gjenden në to, forcojnë rrënjën e flokëve, i bëjnë më të fortë dhe me më shumë ndriçim, ndërsa aminoacidet e pranishme stimulojnë rritjen.

E verdha e vezës, është aleatja më e mirë e natyrës për flokët e thatë, të dëmtuar apo me maja të dyfishta. Nëse e aplikoni rregullisht si maskë, do të keni flokë më të hidratuar, më të butë dhe me më shumë shkëlqim.

E bardha e vezës mund të përdoret në rastin e flokëve me yndyrë. Ky përbërës është i pasur me proteina, vitamina të grupit B dhe selen, elementë ushqyes, të cilët kanë veti për të rregulluar prodhimin e yndyrës së tepërt në rrënjën e flokët. Po ashtu është ideale edhe për trajtimin kundër zbokthit.

Nga ana tjetër, nëse nuk keni probleme me flokët, por doni që ti keni më të fortë dhe më të butë, mund të krijoni një maskë me një vezë të tërë pasi e keni rrahur mirë, duke e lënë të veprojë për rreth 20 minuta.

Këshillohet që të përgatisni një maskë duke rrahur një vezë të plotë dhe duke e aplikuar në gjithë gjatësinë e flokëve, një herë në javë. Po ashtu mund ta përdorni bashkë me shampon në larjen e parafundit.