Maratona: Atleti bullgar hyri në kufirin shqiptar; Po vrapon drejt Durrësit
Atleti bullgar, Krasse Georgiev, (Krashe Georgiev) është duke përshkruar në këmbë tokën shqiptare si pjesë të maratonës se tij nga Varna drejt Durrësit.
Më pak se dy orë më parë ai kaloi pikën e kalimit të Qafë-Thanës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe tani është duke vrapuar drejt Prrenjasit.
Në një lidhje direkte për Top Channel, gazetarja Kristi Gongo mori përshtypjet e para të atletit.
“Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Ju keni një vend shumë të bukur. Deri tani ka qenë një udhëtim shumë i bukur në të treja vendet si në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri”, tha ai.
Georgiev, ka vendosur që ta përshkruajë të gjithë rrugën në këmbë, si një formë sensibilizimi për “Korridorin 8”.
Fraksion.com