Kroaci: Observatori i vogël me dobi të madhe
Një qendër e vogël vrojtimi për zbulimin e asteroideve në Kroaci vlerësohet mjaft e suksesshme prej NASA-s. Një observator që mbahet me donacione arrin sukses ndërkombëtar falë pasionit individual për astronominë.
Kur në Havai perëndon Dielli dhe në Kroaci bie nata, Korado Korlevic merr përsipër vrojtimin e asteroideve në observatorin e vogël në Visnjanin kroat. Ai thotë, se ne i gjurmojmë asteroidët sikur të jemi qen nuhatës dhe me punën tonë përpiqemi të kompensojmë punën e teleskopëve në Havai. Masim, dërgojmë të dhënat, masim sërish deri sa kur lind Dielli.”
Korlevic është i apasionuar pas astronomisë, ai ka zbuluar nderkohë 1.100 planetë. Rendimenti i punës mes tij në Kroaci dhe Havait funksionon në këtë mënyrë: Teleskopët e ushtrisë së SHBA-së gjurmojnë objekte pranë Tokës, kryesisht asteroidë, por edhe kometa dhe i dërgojnë koordinatat e tyre në Kroaci.
Korlevic nënvizon, se: “Eshtë e rëndësishme, që të mos i humbasim objektet, nëse ato janë zbuluar një herë. Ne kemi fituar mjaft përvojë me punën tonë kjo edhe falë gjeometrisë së globit. Ne jemi saktësisht 12 orë larg Havait.”
Observatori i tij i vogël në Visnjan vrojton më shumë se gjysmën, 54 përqind të të gjitha objekteve të afërta me Tokën. Kjo tregon, se Europa është shumë prapa SHBA-së sa i përket studimit të asteroideve. Ndonëse rreziku i goditjeve të mëdha është mjaft i vogël, Korlevic thotë, se edhe „nëse ndodh një goditjep.sh. në oqean, prej nga mund të shkaktojë një cunami të madh, ne mund të parashikojmë se sa mund të jetë lartësia e dallgëve. Ne mund t’i paralajmërojmë njerëzit në kohë, se po vjen një asteroid, që do të ketë cunami dhe se ata duhet të largohen në lartësi 500 metra.”
Pasioni i tij e ka çuar shumë përpara observatorin e vogël kroat të financuar prej donacioneve.
Fraksion.com