Investimet në infrastrukturë ulën aksidentet rrugore, INSTAT: Rënie me 16,4% në prill
Investimet intensive në infrastrukturën rrugore dhe mirëmbajtjen e tyre ka sjellë rënie të vazhdueshme të numrit të aksidenteve rrugore në vendin tonë.
Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit prill 2019, është ulur me 16,4% numri i aksidenteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Krahas numrit të aksidenteve rrugore një ulje të lehtë ka pësuar edhe numri i të plagosurve me 12,5% ndërsa nuk ka ndryshuar ai i personave që kanë humbur jetën.
INSTAT konstaton se 85% e aksidenteve të ndodhura gjatë muajit prill, kanë qenë si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe grupmosha e përfshirë më shumë në aksidente mbetet 25-35 vjeç.
Ndërsa gjatë katër mujorit të parë të 2019-ës numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 25,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018-të, bën të ditur INSTAT.