Bie nga lartësia në vendin e punës në Itali, shqiptari humb jetën
Një shqiptar i moshës 48-vjeçare gjeti vdekjen rreth orës 08.30 të mëngjesit të kësaj të marte, teksa punonte në një kantier ndërtimi në ‘Olgiate Olona’, në provincën e Varese ne Itali, në Busto Arsizio.
Noa.al konfirmoi se viktima është Aleksandër Jaku, emigrant shqiptar në Varese të Italisë.
Shqiptari i cili punonte në ndërtim, ishte mbi skelë për ndërtimin e një shtëpie, në një zonë rezidenciale, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
Ishin kolegët ata që i erdhën të parët në ndihmë, duke lajmëruar ndihmën e shpejtë, por pa rezultat.
Si pasojë e rënies nga afro katër metra lartës, shqiptari gjeti vdekjen.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes, policia e vendase ka nisur hetimet.
Fraksion.com