Life StyleTë fundit

Aktorja shqiptare masturbohet në mes të skenës për hir të rolit

Aktorja shqiptare Arjola Demiri, e famshme më së shumti në Kosovë, ka thyer çdo tabu me shfaqjen e saj të fundit “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit.

Pas bujës që bëri në Tiranë, ajo u rikthye në teatrin “Dodona” në Prishtinë për të rrëfyer historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj; etapa kyçe në jetën e një femre.

Arjola ka thyer edhe një tabu, duke arritur të improvizojë një skenë masturbimi në skenën e teatrit, moment që ajo e cilësoi në media “shumë elegant” për t’u parë pa asnjë lloj sikleti, edhe pse ndodh live.

Ish-Missi nga Tropoja ka studiuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, por karrierën e saj e ka zhvilluar kryesisht në Kosovë, pasi nuk ka gjetur hapësira në Shqipëri.

Edhe pse në një koshë të re, ajo është nënë e tre fëmijëve që i rrit e vetme, pasi është e divorcuar.