AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet për Bashkinë e Lezhës; Eduart Ndocaj: Ofroj 50 mijë euro për blerje votash

Eduart Ndocaj i njohur si “kaubojsi”, fton të gjithë qytetarët që t’i sjellin prova se kandidati socialist për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu blen vota.

Teksa vetë ka dalë kandidat i pavarur për Bashkinë e Lezhës, Ndocaj me anë të një mesazhi iu bën thirrje gjithë lezhianëve që të faktojnë blerjen e votave.

Ndocaj thotë se nëse qytetarët e Lezhës do të kenë video që faktojnë blerjen e votës më 30 qershor, ai do tu ofrojë 5 mijë euro.

“Kundërshtari im i Rilindjes ka hap thesin me lek. Por Lezha nuk do të shitet këtë radhë. Mos e shitini shpirtin djallit. Nëse ju ofrohen lekë dhe mund t’i bëni një video duke shit votën unë do jua blejë këtë video 5 mijë euro.

Nëse do të jetë edhe Ndreu në këtë video unë do t’ua blejë 50 mijë euro këtë video. Bëjani këtë të mirë Lezhës”, thotë Ndocaj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com