Vetingu: KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Sokol Binaj.
Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, rezultoi se Binaj është “i pastër”.
Kjo pasi deklarimi i bërë prej tij rezultoi në përputhje me ligjin.
Po ashtu rezulton se nuk ka fshehje pasurie dhe as konflikt interesi, duke rezultuar pa probleme.
Lidhur me aftësitë profesionale, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka evidentuar se Binaj ka treguar cilësi të pranueshme në punë.
Fraksion.com