Turkish Airlines shënon 86 vjetorin e themelimit
Kompania bën të ditur se THY në vitin 1933 kishte një flotë prej 5 avionësh ndërsa sot ka një flotë moderne prej 336 avionë dhe çdo ditë në mbarë botën transporton qindra mijëra pasagjerë.
Turkish Airlines (THY), kompania ajrore e cila është shndërruar në një brend të njohur të Turqisë, sot shënon 86 vjetorin e themelimit.
Kompania bën të ditur se THY në vitin 1933 kishte një flotë prej 5 avionësh ndërsa sot ka një flotë moderne prej 336 avionë dhe çdo ditë në mbarë botën transporton qindra mijëra pasagjerë.
Kompania e cila fillimisht u quajt “Kompania ajrore shtetërore”, fluturimet i filloi nga aeroporti Ataturk në Stamboll, i cili atëkohë quhej Yesilkoy. Themelet e suksesit të sotëm Turkish Airlines i vendosi pas blerjes së avionëve të rinj në vitet 1943 dhe 1945.
Paralelisht me rritjen e kapacitetit të udhëtarëve, Turkish Airlines fluturimin e parë ndërkombëtar e realizoi në vitin 1947 në relacionin Ankara-Stamboll-Athinë.
Pas Athinës pasoi hapja e linjave drejt Nikozisë, Bejrutit dhe Kajros.
Në 50 vjetorin e themelimit, në vitin 1983 Turkish Airlines me flotën e saj prej 30 avionëve dhe me një kapacitet mbi 4000 pasagjerë, ajo transportoi 2,5 milionë njerëz dhe 30 ton mallra. Atë vit avionët e kompanisë fluturonin në tre kontinente.
Pas viteve të nëntëdhjeta, Turkish Airlines filloi me shërbimin e mirëmbajtjes së avionëve, shërbimet për kompanitë e tjera në tokë, filloi edhe me prodhimin e inventarit të kabinës si dhe me trajnimin e pilotëve dhe personelin e kabinës.
THY nga viti 2019 fluturon në 124 vende në 309 destinacione ndërsa në vit transporton 75 milionë pasagjerë. Nga 6 prilli Turkish Airlines u shpërngul në aeroprtin e ri të Stambollit, që paraqet një fillim të ri për kompaninë.
Kompania me një nga flotat më të reja në botë, në 86 vjetorin e themelimit ka për qëllim të radhitet e para në mesin e kompanive më të mira ajrore në botë.
Sipas zëdhënësit të Turkish Airlines Yahya Ustun, “udhëtimi i kësaj kompanie filloi saktësisht 86 vite më parë, me pesë avionë dhe 24 të punësuar”.
“Sot veprojmë me një kapacitet prej 336 avionësh dhe 50 mijë të punësuar në 124 vende të botës”, tha Ustun./AA
Fraksion.com