AktualitetRajoniTë fundit

‘Salvini largohu nga Firence’; Protestuesit përplasen me policinë

Një protestë kundër ministrit të brendshëm të Italisë Mateo Salvini ka degjeneruar në akte dhune mes qytetarëve dhe policisë në qytetin italian të Firences. Protestat u zhvilluan pranë vendit ku Salvini po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij përpara zgjedhjeve të parlamentit europian. Një ndër sloganet e protestës ishte ‘Salvini largohu nga Firence’.

Raportohet se protestat nisën për shkak të pakënaqësive ndaj politikave të Salvinit, që njihen si të orientuara drejt ekstremit të djathtë. Ai u kritikua edhe për qasjen që mbante ndaj emigrantëve sirianë të ardhur nga Mesdheu.

Ministri i brendshem Salvini që është njëkohësisht edhe zëvendës kryeministër i Italisë është shprehur në mënyrë të vazhdueshme kundër zbarkimit të emigrantëve në këtë vend. Protesta kundër Salvinit zhvillohet vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian që mbahen në të gjitha vendet anëtare të unionit. Protesta të shumta janë mbajtur gjatë këtyre ditëve kundër ekstremit të djahtë në shumë qytete europiane.

 

Fraksion.com