Parfumet e pranverës, të ngrohtë dhe afrodiziakë
Kur vjen fjala te parfumi, femrat janë jo pak përzgjedhëse. Por, në përzgjedhjet e tyre ndikojnë jo pak edhe tendencat.
Agrumet janë yjet e padiskutueshme të parfumeve të pranverës. Portokalli dhe limoni sjellin një aromë të freskët gjithnjë. Por, jo vetëm kaq. Aromat e tyre i shoqërojnë edhe lulet. Mes më të dashurave për femrat janë esenca e trëndafilit dhe bozhuri i rafinuar, shumë i vlerësuar për net romantike. Nuk mbetet prapa as jasemini i egër, vanilja dhe irisi romantik.
Fragrancat e reja janë frymëzuar nga vendet emblematike të Mesdheut, por në të njëjtën kohë evokojnë edhe skenare e peizazhe të ekzagjeruara më të largëta, si ata që shpesh ofrohen nga kanionet, shkretëtira, plazhet tropikale, perëndimet mbi det.
Parfume plot jetë, por edhe të ngrohtë dhe tërheqës, me një fuqi jushëse. Flakonët janë ikonikë, në xham të mëndafshtë, shumë të kuruar dhe të destinuar të shndërrohen në kulte të vërteta.