Lotaria: Ambasada e SHBA ka një njoftim për aplikantët
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë sot një tjetër njoftim në facebook, për të gjithë aplikantët e lotarisë amerikanë, por që jetojnë jashtë Shqipërisë.
“Jeni aplikant i Lotarisë? Nëse keni jetuar jashtë Shqipërisë më shumë se gjashtë muaj, ju duhet të merrni një vërtetim penal nga ai shtet si pjesë e aplikimit tuaj. #PyetAnen”shkruhet në postimin në facebook të Ambasadës Amerikane.
Fraksion.com