Kush pengon zgjedhjet nuk shkel në BE e SHBA; Rama, deputetëve: T’ju bëhet këngë kjo!
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor se të gjithë ata që do të pengojnë procesin zgjedhor nuk do të shkelin në Evropë dhe SHBA.
Burime nga mbledhja e grupit të PS bëjnë me dije se Kryeministri ka thënë se deputetët kanë për detyrë që t’u thonë njerëzve se kush cenon procesin zgjedhor nuk shkel më në BE dhe në SHBA.
“T’ju bëhet këngë kjo”, mësohet të ketë thënë shefi i qeverisë.
Fraksion.com