Kryeministri Haradinaj uron për vizat; Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën
Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar një urim për liberalizimin e vizave. Ai e ka parë pozitiv një shkrim të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ku shkruhet rreth vendimit të Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë për ta mbështetur heqjen e vizave për kosovarët.
“Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces” shkruan shefi i Qeverisë.
Haradinaj citon edhe pjesë të artikullit duke rikujtuatr se heqjes së vizave i kishte dhënë mbështetje edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian.
“Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.
Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.
Urime Kosovë!RH” ka shkruar Haradinaj.
Fraksion.com