Zgjedhjet; Dorëhiqet kandidati i BD në Lezhë: Nuk kisha hyrë në një garë të vërtetë
Vetëm pak orë pas regjistrimit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, kandidati i Bindjes Demokratike për kryebashkiak të Lezhës, Salvator Kaçaj ka deklaruar dorëheqjen nga gara për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Në një letër drejtuar KQZ, ai shprehet se propozimin për të përfaqësuar Bindjen Demokratike në 30 Qershor e vlerësoi si një mundësi për të marrë pjesë në një garë për të mirën e Lezhës, por se disa rrethana dhe informacione gjatë këtyre ditëve, e kanë nxitur që të rishikojë vendimin.
“Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim njëpartiak, të përzier me krimin. Është bindja ime më e thellë se zgjedhjet farsë, pa opozitën e vërtetë në 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjithë Shqipërisë”, shkruan ai.
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka regjistruar kandidatët e partisë Bindja Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit.
Kandidatët që u regjistruan në KQZ
Arben Skënderi në Bashkinë Tiranë
Valbona Mezini në Bashkinë Vlorë
Valdona Sakollari në Bashkinë Durrës
Ylber Gjeta në Bashkinë Kamëz
Salvador Kaçe në Bashkinë Lezhë (dorëhiqet)
Leonard Olli për Bashkinë Korçë.
Fraksion.com