AktualitetRajoniTë fundit

Deti Egje; Turqia dhe Greqia 5 ditë takime pë bashkëpunimin

Përfaqësuesit e Greqisë dhe Turqisë do të mbajnë një sërë takimesh që synojnë zhvillimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e rregullores unike të veprimit në ujërat e Detit Egje

Delegacionet e Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë takohen sot  në Athinë me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë.

Takimet mes delegacioneve të këtyre dy vendeve do të zgjasin në pesë ditët e ardhshme. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, në takim do të shqyrtohet çështja e masave parandaluese me qëllim të rritjes së sigurisë në Detin Egje.

Përfaqësuesit e Greqisë dhe Turqisë do të mbajnë një sërë takimesh që synojnë zhvillimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e rregullores unike të veprimit në ujërat e Detit Egje./AA

 

Fraksion.com