AktualitetBota+Të fundit

Austri, zgjedhje të reja në shtator

Presidenti austriak Alexander van der Bellen tha të dielën se ai sygjeron që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen në fillim të shtatorit. Gjatë një deklarate në rezidencën e tij në Vienë ai tha se më e rëndësishmja ishte që austriakëve t’u jepej një shans për një fillim të ri, për të rindërtuar siç tha, besimin tek qeveria.

“Ky fillimi i ri duhet të ndodhë shpejt” tha Presidenti austriak Alexander van der Bellen.

Të shtunën Kancelari Sebastian Kurz shpërbëri koalicionin qeverisës dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së zëvendësit të tij, Heinz-Christian Strache, udhëheqës i Partisë së Lirisë, një forcë politike që përfaqëson ekstremin e djathtë.

Zoti Strache dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke diskutuar mundësitë e dhënies së kontratave shtetërore në këmbim të favoreve.

 

Fraksion.com