Arbana Osmani largohet nga ekrani; “Ditët e fundit në Top Channel”
Moderatorja e njohur Arbana Osmani, njofton fansat dhe ndjekësit e saj se do të largohet nga Top Channel.
Teksa po punon për puntatat e fundit të këtij sezoni të “Dua të të bëj të lumtur”, prezantuesja ka postuar një foto ku shprehet: “Ditët e fundit në Top Channel. E lodhur, por e lumtur”.
Pas lajmit të divorcit dhe lidhjes së re me regjisorin Eduart Grishaj , duket se kjo lëvizje të jetë ndryshimi tjetër në jetën e Arbanës.