AktualitetKosovaTë fundit

“Ushtarët serb përdhunuan gruan kosovare”; Familjarët: Të hiqet fotografia nga mediat

Pas orë të tëra debatesh, me 79 vota pro dhe pa praninë e deputetëve serbë, Kuvendi i Kosovës miratoi “rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë”.

Kjo i hap rrugën procedurave për krijimin e një gjykate që do të ndjekë dhe gjykojë krimet e pretenduara se janë kryer nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë të vitit 1998-99.

“Gjatë luftës së Kosovës forcat e Serbisë dhe Malit të Zi, por më shumë të Serbisë, dëbuan mbi një milionë shqiptarë, vranë mbi 12 mijë persona, civilë të pambrojtur nga të gjitha etnitë, por shumica shqiptarë. U vranë mbi 1300 fëmijë, u dhunuan mbi 20 mijë vajza dhe gra dhe u bënë mbi 100 masakra”, thuhet në tekstin e rezolutës.

Me tej, akuzohet shteti serb se që gjatë vitit 1999 shumë civilë shqiptarë të gjallë dhe të vdekur u bartën në Serbi për t’i fshehur gjurmët. 1600 persona ende cilësohen të zhdukur. masakrën e Recakut në 15 janar 1999, rezoluta e shpall ditë të genocidit serb në vend ndërsa Serbisë i kërkon të nxjerrë përpara drejtësisë të gjithë personat që kanë kryer krime në Kosovë.

Gjatë debatit, deputetja Flora Brovina shfaqi një foto të dhunës seksuale në Kosovë gjatë luftës, duke nxitur një debat të ashpër nëse imazhe të tilla duhen shfaqur në publik ose jo.

Mediat serbe shkruajnë se fotoja, për të cilën u tha se është gjetur në aparatin e një ushtari serb ishte e rreme, dhe se është shkrepur në territorin e Irakut, e jo të Kosovës.

Një reagim pati edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për këtë foto, thotë se mund të ketë qenë e lajthitur, sikurse edhe deputetja Saranda Bogujevci nga Vetëvendosje e cila më pas tha se familja e gruas së dhunuar e ka kontaktuar dhe ka kërkuar heqjen e fotografisë nga mediat.

Veseli tha se fotografia do t’i dërgohet agjensisë Kosovare të Inteligjencës për të vërtetuar origjinën e saj.

 

Fraksion.com