“Shqipëria vend strategjik”; Fondacioni Maarif sfidon Gylenistët
Shkollat dhe institucionet e edukimit të lidhura me Grupin Terrorist Gulenist (FETÖ) kanë humbur fuqinë dhe ndikimin në një masë të madhe në vendet jo-perëndimore.
Kështu ka deklaruar kryetari i fondacionit Maarif, Birol Güven, në një intervistë për të përditshmen turke “Daily Sabah”, duke shtuar se Fondacioni Maarif ka kontakte zyrtare me 97 vende.
“Ne kemi bindur shumë prej këtyre vendeve që të transferojnë kontrollin e shkollave nga grupi FETÖ, tek fondacioni ynë”, tha Güven dhe shtoi se ata kanë marrë kontrollin e rreth 200 shkollave deri më tani.
Por, fondacioni Maarif ka nisur gjithashtu një strategji të re në luftën kundër FETÖ-s. Në Azinë Qendrore dhe në Ballkan, ku shumë vende janë etiketuar si fortesa të FETÖ, fondacioni është duke u përgatitur për të marrë kontrollin e shkollave në vendet strategjike si Kirgistani dhe Shqipëria.
Güven tha se fondacioni është gati të nisë një plan të ri për të promovuar gjuhën turke jashtë vendit. Turqia themeloi fondacionin Maarif në 2016, pas përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut, për të marrë kontrollin e shkollave jashtë vendit lidhur me FETÖ-n.
Që nga themelimi, fondacioni ka kontaktuar zyrtarisht me 97 vende, duke emëruar drejtorët në 40 prej tyre. Gjithashtu janë hapur edhe institucione të reja në shumë vende, pasi aktualisht fondacioni drejton 200 shkolla në 12 vende./BW
Fraksion.com