Lajmi i Fundit: Flora Brovina në Polici për të dhënë sqarime rreth fotografisë
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, që tronditi opinionin me një fotografi ku pretendohej që dukeshin ushtarë serbë teksa dhunonin një grua shqiptare, do të japë deklaratë në Polici.
Ajo i është shamngur hyrjes kryesore të policisë, për të mos u filmuar nga kamerat.
Ndërsa në ambientet e Policisë së Kosovës ndodhet edhe prokurorja speciale Drita Hajdari, raporton Gazeta Express.
Fraksion.com