Haradinaj: Nuk i harrojmë krimet e luftës nga serbët; Do t’i shkojmë deri në fund
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj siç duket nuk ka ditur si ta komentojë veprimin e djeshëm të deputet së PDK-së, Flora Brovina e cila e bëri publike një fotografi ku shihej një grua duke u dhunuar seksualisht nga disa ushtarë, që më pas patë shumë dyshime për vërtetësinë e saj.
Duke shprehur respektin për deputeten e PDK-së, por duke mos dhënë koment kontret për rastin, Haradinaj vetëm u shpreh se është në dijeni të kësaj fotografie, por që theksoi se në Kosovë ka ndodhur masakra e krime të shumta nga forcat serbe dhe pjesë e krimeve janë edhe dhunimet seksuale.
“Duhet me ditë që Flora është vet viktimë, ajo ka qenë vet e persekutuar dhe e keqtrajtuar, e burgosur edhe unë kam shumë respekt për të. Nuk mund ta komentoj këtë nuk kam qenë në dijeni të kësaj fotoje dhe nuk di si me e komentua. Megjithatë nëse kalojmë prej kësaj pjesës së fotos për të cilën nuk di si ta komentoj është me rëndësi që të kthehemi dhe të qëndrojmë në atë që ne e dimë, në Kosovë kanë ndodhur masakra, ka viktima civile shumë, ka fëmijë të vrarë, pleq, ka viktima të dhunës seksuale është e vërtet kjo”, tha Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit theksoi se Kosova me bazën e vetë kushtetuese dhe ligjore mund të themeloj gjykatë që dënon gjenocidin serb, por sipas tij sa pranohen kompetencat e saj është diçka tjetër.
“Kosova me bazën e vetë kushtetuese e ligjore mund të krijua gjykatë edhe mund të krijoj dhoma të posaçme pra është e drejtë e Kosovës më e bë. Unë mendoj se në rast të votimit të parlamentit ne mund ta bëjmë, sesa është kompetenca e kësaj dhe çfarë juridiksoni i pranohet gjykatës tonë nga palët tjera ajo është diçka tjetër”, tha Haradinaj.
Këto komente kryeministri Ramush Haradinaj i bëri nga Shqiponja ku mori pjesë në manifestimin e përvjetorit të 20- të çlirimit të kësaj zone.
Kujtojmë që dje teksa po mbahej seanca për gjenocidin serb në Kosovë prej ku u nxor edhe një rezolutë, deputetja e PDK-së, Flora Brovina para mediave bërë publike një fotografi ku shihej një grua duke u dhunuar nga disa ushtarë në të cilin ajo tha se ishin serb dhe gruaja ishte nga Kosova.
Nxjerrja e kësaj fotografie ngjalli reagime të shumta, ku më pas u vu në dilemë edhe vërtetësia e saj.
Fraksion.com