Fushata e shtrenjtë elektorale e zgjedhjeve europiane në Itali
Zhurma elektorale mund të kushtojë shumë. Pak para zgjedhjeve europiane është duke e provuar Italia: Zëvendëskryeministri Salvini gjëmon kundër rregullave të BE dhe detyrimet qeveritare fshihen.
Italia, shkruan gazeta e Romës, “La Repubblica” ndodhet “nën vëzhgimin e veçantë të tregjeve“. Kjo është e vërtetë. Reagimet e tregjeve financiare për shprehjet e politikanëve të Romës, pasojnë pothuajse në të njëjtën kohë. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini i Legës së djathtë godet kundër kritereve europiane të stabilitetit, duke thënë shprehimisht: „Ato nuk na bëjnë fare përshtypje“- dhe kostot e borxheve shtetërore italiane shkojnë në stratosferë.
Ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria thekson se vendi ndodhen nën detyrime të caktuara dhe se tregjet do të qetësohen sërish. Nervoziteti vazhdon të mbetet. Dhe ai do të vazhdojë të jetë prezent edhe gjatë zgjedhjeve europiane që mbahen nga 23 deri 26 maji. Deri atëherë kokoshët që zihen vazhdojnë të qeverisin në Romë.
Rrëshqitje me shpejtësi
Thjesht me shifra rrëshqitja e kushtueshme me shpejtësi e borxheve shtetërore italiane u zhvillua kështu: Ditën e martë renditet e borxheve dhjetëvjeçare të Italisë u rritën në dy muaj e gjysmë me 2,80 përqind. Salvini, zëvendëskryeministri i Italisë, që shihet prej shumë vetëve si kryeministri në prapaskenë i vendit, pati thënë më parë se qeveria e Romës është e gatshme që të injorojë rregullat e BE për defiçitet dhe të rrisë deri në 140 përqind zhvillimin e ekonomik vjetor, që aktualisht është rreth 130 përqind, në mënyrë që të përshtatet me koniunkturën.
Renditet e borxheve shtetërore dhjetëvjeçare ranë në 2,751 përqind pasi kolegët e kabinetit, Tria dhe është po ashtu zëvendëskryeministër Luigi Di Maio nga „Lëvizja pesë yjet“, u munduan të sheshonin fryrjen e borxheve. Edhe ditën e enjte ata u morën me këtë punë me këmbëngulje. Pas shifrave fshihet një rrezik serioz për Italinë. Prandaj në vend ndiqet me kujdes të madh i ashtuquajturi „spread“, pra distanca midis borxheve shtetërore italiane dhe borxheve shtetërore gjermane. Ditën e mërkurë „spread“ u rrit me 2,9 përqind. Kur kjo shifër arriti 3,5 përqind, ish-kryeministri italian Berlusconi humbi postin.
Mes shteteve të mëdha europiane, Italia është vendi i BE me borxhet më të mëdha. Kuota e borxheve ishte në vitin 2018 në 132,2 përqind, ndërkohë që kriteret e BE e lejojnë të jetë deri në 60 përqind. Një vlerë rekord për Italinë: 2,4 bilionë euro. Një pjesë e madhe e këtyre borxheve të shtetit italian i mbajnë bankat italiane. Më shumë se 400 miliardë euro borxhe shtetërore të Romës, janë shkruajtur në bilancet e bankave, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila thekson se kjo është më shumë se kapitali që ka i gjithë sistemi bankar të vendit.
Rreziqe për bankat
Kostot e larta të borxheve shtetërore rëndojnë jo vetëm buxhetin italian. Përqindjet e larta duhet të paguhen në vijimësi dhe kufizojnë hapësirën për shpenzime të tjera. Rreziqe për bankat janë edhe humbjet e kursit të borxheve shtetërore, të cilat dobësojnë kapitalin e bankave dhe krijojnë frikë për kosto më të mëdha financiare.
Për të vlerësuar nervozitetin e tregjeve duke pasur parasysh këto shifra, ndihmon të hidhet një vështrim mbi shprehjet që lëshon politikani i Legës, Salvini. „Nuk është vetëm e drejta ime, por edhe detyra ime që të mos merrem me kufizime të caktuara europiane, prej të cilave vuajnë miliona italianë,“ tha ditën e martë ai për stacionin RAI. Rregullat për zonën e euros ai i vlerëson „se i ka kaluar koha, kufizime fiskale, që na i detyron BE“. Ato janë të vjetëruara dhe nuk kanë rëndësi.
Aktualisht Salvini mundohet të lidhë koalicion me parti të tjera të djathta në Europë, dhe kërkon që ta shtyjë djathtas humbjen e shumicës në Europë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme. Pozicione si ai i Salvinit ngarkon gjithnjë e më shumë monedhën e përbashkët europiane. Pas fjalimit të fundit të politikanit të Legës, Euro ra ditën e mërkurë deri në 1,1178 dollarë.
Ekonomi e dobët
Tregjet do i kishin injoruar fjalime të tilla gjatë fushatës elektorale, nëse gjendja ekonomike e vendit do të jepte arsye për të shpresuar. Sipas vlerësimeve të fundit të Komisionit të BE-së, deficiti shtetëror i Italisë është rritur në 134 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit. Vitin tjetër priten të jenë 135 përqind. Përkundër kësaj forca ekonomike në tremujorin e fundit të viti ra dhe plusi në tre muajt e parë të këtij viti është 0,2 përqind. Për gjithë vitin Komisioni i BE parashikon rritje ekonomike prej 0,1 përqind.
Në vitin 2018 niveli i papunësisë ndodhej në 10,5 përqind. Papunësia tek të rinjtë është shumë më e lartë dhe arriti 30 përqind. Shqetësuese është edhe zhvillimi i industries: Një fazë dobësimi me ulje të prodhimit karakterizoi katër muajt e pare të vitit. Edhe viti 2018 pati rritje prodhimi prej 0,8 përqind, vlerën më të ulët që prej 2014. Tendenca e keqe vazhdon: Në muajin mars Zyra Italiane e Statistikave, Istat, njoftoi uljen e prodhimit industrial në 0,9 përqind
Aprovimi i zgjedhësve për partinë e burrit të fortë të Italisë, ministrit të Brendshëm Salvini duket ta ketë lënë pas krahëve pikën kulminante. Partia e tij Lega, doli në sondazhet për zgjedhjet europiane me mesatare 31,6 përqind, duke qenë pas partive të tjera sidomos pas partnerit në koalicion, Levizja pesë yjet. Gazeta “Corriere della Sera”, njoftonte sidoqoftë në një sondazh të vetin se në muajin maj Lega, ndodhej në 30,9 përqind të miratimit nga zgjedhësit. Një muaj më parë kjo shifër ishte 36,9 përqind./DW
Fraksion.com