Austria ndalon shaminë e kokës për vajzat e fillores
Një vendim me fuqi të madhe simbolike. Parlamenti austriak ka vendosur të ndalojë vendosjen e shamisë së kokës për vajzat në shkollën fillore. Menjëherë pasuan protestat.
Zëdhënësi për çështjet e edukimit politik të partisë, FPÖ, Wendelin Mölzer tha, se me ndalimin e shamisë së kokës dërgohet një sinjal kundër islamit politik. Kurse deputeti konservator i ÖVP-së, Rudolf Taschner deklaroi, se bëhet fjalë për atë që vajzat myslimane të çlirohen nga “nënshtrimi”. Opozita votoi gati e gjitha e bashkuar kundër këtij ligji dhe akuzoi qeverinë, se ajo është më shumë e interesuar për publicitet dhe jo për të mirën e fëmijëve.
Para vendimit në parlament, qeveria austriake bëri të ditur, se ajo pret ankimime të ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Ky ligj nuk ka rang kushtetues, sepse nuk u miratua me shumicën e cilësuar të dy të tretave. Shoqata Austriake e Islamit, IGGÖ e kritikoi ashpër ligjin e ri të sapomiratuar në parlament.
Fraksion.com