Shënohet rekordi i shitjes së një vepre arti të një artisti të gjallë
Një skulpturë e amerikanit, Jeff Koons është shitur për 91.1 milionë dollarë, duke shënuar çmimin më të lartë të nje vepre arti që i është shitur ndonjë artisti të gjallë, ka njoftuar shtëpia e ankandit, Christie në Nju Jork.
Çmimi i shitjes më 15 maj është rreth 20 milionë dollarë më i lartë sesa ishte planifikuar.
Skulptura, që është përfunduar më 1986, me titullin, Lepuri, konsiderohet një nga veprat e artit më të famshme të shekullit 20.
Ajo është krijuar me çelik dhe është 104 centimetra e lartë. Në të shihet një lepur duke ngrënë një karrotë.
E përditshmja The New York Times ka raportuar se Robert E. Mnuchin, babai i Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, ka blerë këtë skulpturë.
Rekordi paraprak ishte shënuar në muajin nëntor të vitit 2018, pasi vepra e piktorit të gjallë britanik, David Hockney, ishte shitur për 90.3 milionë dollarë.
Fraksion.com