Homazhet, Rama: Major Tanushi u kthye si hero
Me zë të mekur, ashtu si rrallë herë mund ta dëgjojmë, kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit, majorit Klodian Tanushi.
Në ceremoninë zyrtare mbajtur në nder të tij, Rama tha se major Tanushi i bashkohet familjes së Kombit, në varrezat e Dëshmorëve.
“Për herë të dytë në një hark të shkurtër kohe, flamuri kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të Atdheut. Rikthehmi në një ceremoni funebre si kjo, për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku prindi të tre fëmijëve, djalë i prindërve, dhe një babi i cili trashëgoi sennsin e misionit të FA dhe bashkëshort që ndahet krej para kohe nga gruaja dhe familja e tij. Dhe përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që të mbushin zbrazëtinë e këtij momenti për të gjithë ne, por që do të mbetetet aty në zemrën e fëmijëve të gruas prindërve të afërmëve e shokëve të tij. Sidoqoftë, shpresoj që prania jonë këtu se bashku me ju, shumë të respektuar prindër e familjarë e shumë të dashur fëmi të dëshmorit, t’ju jap sadopak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendesueshme.
Klodiani i ngjiti shkallët e karrierës një nga një, njeri i përkushtuar, fisnik dhe tejet i respektuar. Gjë që shpjegon përtej dhimbjes edhe lotët e panatyrshme në fytyrën e shefit të shtabit teksa foli për të, apo zërin e mezi përmbajtur të ministres. Për shumë pak kohë do të kthehej në atdhe sërish, do ishte pranë familjes, do përkëdhelte fëmijët, do ishte në sytë e babait një arsye krenari, por është kthyer mbështjellë më flamurin kuq e zi, jo për të shkuar në shtëpi, por për t’u bashkuar në banesën e kombit, aty ku Kombi ka mbledhur të gjithë ata që dhanë jetën për të.
Duke njohur familjet e dy dëshmorëve, nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për ti shërbyer atdheut të vijë shumë hollë mes jetës e vdekjes, është edhe trashëgim brezash. Provë e asaj që themi ne shqiptarët, gjaku nuk bëhet ujë. Jeta e Klodianit e Zarifes e qindra të tjerë që shërbejnë në misione, flet për dinjitëtin e gjakut që nuk bëhet ujë. Flet për shembullin e krijuar ditë pas dite që nga qumështi i nënës e këshillat e para të babait, deri në përfshirjen e FA, e cila është cdo ditë e përkushtuar për të mbrojtur bashkësinë e madhe të njerëzve të këtij vendi. Ata na tregojnë se paqja ka gjithmonë një çmim. Se bashkimi ka një vlerë.” u shpreh Rama.
Fraksion.com