Homazhet; Familjarë e kolegë në lot për major Tanushin
Kanë nisur në ambjentet e muzeut kombëtar homazhet në nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në Camp Adazi të Letonisë, pas shpërthimit të një mine.
Homazhet po zhvillohen në muzeun kombëtar, dhe do të vijojnë deri në orën 12:00.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.
Familjarë, të afërm e miq, por edhe personalitete të larta shtetërore nderojnë për herë të fundit majorin që vdiq në krye të detyrës.
Presidenti Ilir Meta, kreu gjithashtu homazhe në nder të tij, deputetë e ish-Ministra morën pjesë në homazhe, gjithashtu edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, u bashkua me dhimbjen e familjareve.
Pas ceremonisë, trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
Komisioni Qëndror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”. Dhe më pas do të pëcillet për në banesën e fundit tek “Varrezat e Dëshmorëve”.
Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit, i cili ishte komandant i kontigjentit shqiptar. Major Tanushi ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta.
Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap. Fotoja me kupën e fituar dhe që e mban në dorë majori i ndjerë Klodjan Tanushi, i përket pikërisht asaj dite.
Fraksion.com