AktualitetTë fundit

Vakancat në Kushtetuese: KED ndalon 5 kandidatë, 5 të tjerë tërhiqen

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës për 5 kandidatë dhe ndalimin e kandidimit për 5 kandidatë të tjerë, në vendet vakante ekzistuese për Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e djeshme, KED shqyrtoi rastet e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese si dhe gjetjet e deritanishme në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Këshillimi i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe aktet përkatëse për shprehjen e vullnetit për tërheqje nga kandidimi dhe për ndalimin për kandidim mbi bazën e korrespondencës me ILDKPI për mosdorëzimin në afat të deklaratave të pasurisë sipas ligjit (brenda 15 ditëve), ka vendosur përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës për 5 kandidatë dhe ndalimin e kandidimit për 5 kandidatë të tjerë, në vendet vakante ekzistuese.

Lista e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për të gjitha pozicionet: Alban Brati, Irena Reso, Theodhori Sollaku, Genci Ismaili, Avni Shehu.

Lista e kandidatëve të ndaluar nga kandidimi: Ardita Alsula, Denar Biba, Kristaq Traja, Vasil Bendo, Kostandin Kazanxhi.

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese pritet të jenë të plotësuara brenda qershorit të këtij viti.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com