AktualitetLife StyleTë fundit

Marrëdhënia me Edi Ramën, Olsi: Nuk kam parë në stadium ndeshje me të, por…

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama i ftuar sot në Wake Up, foli jo vetëm për futbollin, por u pyet dhe për marrëdhëniet e tij me Edi Ramën si dhe çfarë qarkullon në media për të.

“Jam indiferent ndaj asaj që thuhet në media. Jam i qetë në punën time sepse jam i qetë në atë çfarë bëj”, u shpreh Olsi Rama.

I pyetur më tej nga moderatorët, nëse i kërkon ndonjëherë mendim kryeministrit për projektet e tij personale, Rama u përgjigj:

“Ne kemi një jetë bashkë, kemi shumë të përbashkëta. Unë  kam bërë një pakt me veten, për kohën e limituar që ai ka sepse është shumë i zënë, nuk do e shqetësoj”.

Ndërsa, i pyetur nga Ori Nebijaj se kur ka parë për herë të fundit një ndeshje në stadium me Edi Ramën, i vëllai u përgjigj:

“Nuk kam parë në stadium ndeshje me të, por kemi luajtur bashkë basketboll. Vazhdoj të luaj kur kam mundësi dhe më jep adrenalinë”.

 

Fraksion.com