AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet e 30 qershorit; Patozi hedh në garë kandidatët për kryebashkiakë

Partia më e re në vend, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, i ka hyrë seriozisht garës për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, emrat e 21 kandidatëve që synojnë të bëhen kryebashkiakë.

Kështu në Korçë, kandidohet Leonard Olli, në Kolonjë Fatjon Feka, në Vlorë Valbona Mezini, në Tiranë Arben Skënderi, në Berat Pavllo Shkarpa, në Dibër Shkëlzen Qoka, në Kamëz Ylber Gjeta, në Lezhë Salvador Kaçaj dhe në Kavajë Bledar Sinella.

Ndërkohë në Durrës kandidon Valdona Sakollari, në Kukës Abedin Uruçi, në Skrapar Devi Hebibasi, në Bulqizë Ilir Balla, në Tropojë Edison Hasanaj, në Kurbin Edmond Piroli, në Malësi të Madhe Pjerin Spathari.

Në Tepelenë Patozi kandidon Gëzim Malkon, në Këlcyrë Shkëlqim Muhon, në Shijak Arben Pohumin, në Gramsh Sabri Ibrahimin dhe në Cërrik Merita Xhika.

 

Fraksion.com