VIDEO e të rinjve që sulmuan banesën e ambasadorit të OSBE
Videoja e të rinjve që sulmuan shtëpinë e ambasadorit të OSBE është bërë publike.
Ditën e shtunë pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës ku ai dënonte dhunën e përdorur prej saj në drejtim të institucioneve, disa persona bënë një sulm pranë rezidencës së banimit të tij duke shkruar “Borchardt shame on you”
Përveç shënimit që kanë lënë aty, ata kanë qëndruar poshtë banesës së tyre duke thirrur në kor “Borchardt shame on you” (Borchardt turp për ju).
Një ditë pas protestës, Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët lidhur me këtë sulm refuzoi të bënte koment.
Ndërsa ditën e djeshme, pas denimit të aktit nga nderkombetareve, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se PD nuk ka asnjë lidhje me këtë sulm e madje kërkon që të zbardhen autorët.
Fraksion.com