AktualitetTë fundit

Veliaj: Tirana nuk do t’i përkulet urrejtjes dhe dhunës

Menjëherë pas protestës së dhunshme dje, Tirana i është rikthyer normalitetit.

Rrugët janë pastruar gjatë natës ndërkohë punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës po zëvendësojnë pllakat e hequra nga trotuarët. Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se pas valës së vandalizmit, Tirana është edhe më i fortë dhe progresiv.

Teksa thekson se qyteti nuk i përkulet urrejtjes dhe dhunës, Veliaj nënvizon se Tirana respekton të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu.

“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv!  Nuk do tí përkulet urrejtjes dhe dhunës! Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, thekson Veliaj.

 

Fraksion.com